14 persona janë infektuar me COVID-19, pas 279 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Personat e infektuar janë 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Vau Dejës, Vlorë, 1 në Gjirokastër. Gjithsej janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,862 që nga fillimi i epidemisë.