Në nder të viktimës Pal Kola, punonjësit të sigurisë së godinës së Top Channel, i cili humbi jetën padrejtësisht pak pas mesnatës të së dielës, Deamishel mendoi që ajo në bashkëpunim me të gjithë banorët, të realizonin një skulpturë dhe ta nxirrnin në shitje.
Me paratë që do fitonin nga shitja e skulpturës, Deamishel tha që të shkojnë për familjen e të ndjerit.
Dea hodhi idenë që në bazë të tematikës “Ëndrra vazhdon”, banorët të punonin një portret të shtrirë duke fjetur, me yje që i dalin nga sytë dhe që formojnë një kurorë që ngrihet lart.
Liderja e javës u shpreh se ndërkohë që ata do punojnë skulpturën, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të japin edhe mesazhe sensibilizuese për fjalën e lirë dhe për ëndrrat që duhet të vazhdojnë…!
Banorët e cilësuan idenë e Deas si shumë interesante.