Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se retorika e Londrës për shqiptarët është e njëjtë si e Hitlerit për hebrenjtë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se deklaratat raciste ndaj shqiptarëve janë totalisht të papranueshme, ndërsa shpjegoi dhe dy qëndrimet e kreut të qeverisë Edi Rama në Londër.
“Kishte dy qëndrime të Ramës, një qëndrim retorik i cili teorikisht kundërshtoi ashpër racizmin e reflektuar nga ministrja e brendshme britanike dhe nga kryeministri britanik dhe nga ana tjetër një marrëveshje për rikthimin e emigrantëve.
Kush ka dëgjuar kryeministrin britanik në retorikën e tij anti-shqiptare, pa dyshim do të kujtonte racizmin e Hitlerit në Bundestag kundër hebrenjve. Retorika naziste kundër hebrenjve që cilësoheshin si e keqja e Gjermanisë, si kriminelë si trafikant, ishte e njëjtë. Retorika e Londrës i përngjante retorikës së Hitlerit kundër hebrenjve, dhe kjo është totalisht e papranueshme”- tha ai.