Sali Berisha ka komentuar vendimin e grupit të Alibeajt për të depozituar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje. Berisha tha se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha janë pengje të Edi Ramës.

“Komenti im është ky. Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhrat e pengmarrësit. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona, Lul brava dhe Ali Basha. Kaq. PD është një vetëm dhe një, e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive të qytetarëve shqiptarë. Ka vendimin e gjykatës të faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si Don Kishotër betejën me këtë forcë që ka për energji dhe frymëzim lirinë. Kjo bën krenar çdo shqiptar, çdo njeri të lirë”, tha Berisha.