Mbarëvajtja e protestës së opozitës do të varet në mënyrë absolute nga vendimi i gjykatës së Apelit për vulën e PD-së. Kështu u shpreh në një lidhje me A2 CNN deputetja demokrate Sorina Koti. Sipas saj gjendja emocionale e demokratëve është e fortë se nuk dihet ç’po ndodh brenda dyerve të gjykatës.
“Protesta orientimet janë që të jemi para kryeministrisë se betejën e kemi me Ramën për situatën e vështirë të krijuar muajt e fundit. Me daljen e vendimit të gjykatës do të shohim mundësinë e marshimit apo ndonjë skenar tjetër. Mbarëvajtja e protestës varet në mënyrë absolute nga vendimi i gjykatës e demokratë e anëtarësinë nuk i kon trillon dot se është një gjendje emocionale e fortë.
Po presim një vendim dhe jemi të paqartë se ç’po ndodh në gjykatë. Nuk kemi informacion se ç’po ndodh atje brenda. Nuk besoj që gjykata e ka të vështirë të shprehet kur provat e faktet janë publike prej një viti PD e rithemelimit e ka marrë të drejtën për të drejtuar partinë dhe vulën dhe zvarritja e procesit mban peng gjithë politikën jemi në prag zgjedhjesh dhe duhet të kemi stabilitet”, tha ajo.