Këngëtarja që këndoi “God Save The King” përpara fitores së Anglisë ndaj Italisë, ka kërkuar falje pasi këndoi shumë keq himnin.

Ylli amerikano-italian Ellynora u zgjodh për të kënduar himnin kombëtar anglez në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli të mërkurën mbrëma. Tre Luanët kishin udhëtuar për t’u përballur me Azzurrit në ndeshjen e tyre hapëse të kualifikimeve për Euro 2024.

Dhe siç është traditë para të gjitha ndeshjeve ndërkombëtare, u kënduan himnet kombëtare të të dy vendeve. Por tifozët mbetën të habitur pasi një varg problemesh teknike bëri që shumë njerëz ta cilësonin atë si ‘himnin më të keq’ ndonjëherë.

Ellynora u pengua dhe humbi rrugën e saj gjatë gjithë këngës dhe kishte probleme me kufjet e saj. Pasi zhgënjeu tifozët, Ellynora ka kërkuar falje. Ajo u justifikua se kishte probleme teknike dhe këmbënguli se nuk e ngatërroi qëllimisht këngën.
“Jam shumë e zemëruar me atë që ndodhi sepse doja që të ishte perfekte, por ajo që ndodhi nuk ishte faji im. Dua të kërkoj falje për të gjithë tifozët e Anglisë që ishin në stadium dhe shikonin në TV,” tha ajo për Daily Mail.
“Jam i mërzitur për atë që ndodhi dhe dua që njerëzit të dinë se nuk po tregoja mungesë respekti. Ishte një nder që më kërkuan të këndoja himnin kombëtar dhe isha shumë e emocionuar për këtë. Nuk më ka ndodhur kurrë më parë kjo gjë. E kisha muzikën në vesh dhe më pas ajo ndaloi dhe filloi përsëri, dhe po e dëgjoja dy herë, kështu që isha jashtë sinkronizimit.
Unë me të vërtetë u përpoqa të zgjidhja problemin, por nuk mund të bëja asgjë dhe jam shumë e zemëruar për këtë. Kjo ishte shumë e bezdisshme dhe e mërzitshme për mua, fansat kanë të drejtë të zemërohen dhe më vjen shumë, shumë keq”, është shprehur Ellynora.
Megjithatë, Anglia ishte në gjendje ta kapërcente menjëherë dështimin e himnit. Declan Rice shënoi golin e Tre Luanëve pas vetëm 13 minutash, duke shfrytëzuar mbrojtjen e dobët për të qëlluar.
Ekipi i drejtuar nga Gareth Southgate triumfoi 1-2 ndaj Italisë në Stadio Diego Armando Maradona (Naples), në sfidën e parë kualifikuese të Euro 2024.