Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Tempa. Sipas avokatit të një prej të plagosurve nga vagoni 2, banorët e zonës ku ndodhej stacioni i OSE-së në Larisa i thanë se në natën kur ndodhi përplasja e trenave, në sallën e stacionit po bëhej festë me muzikë.
“Dua të them diçka me kujdes. Diçka që mësova. Mora një informacion nga banorë të zonës së OSE Larisa, ku ndodhet stacioni. Më thanë se në momentin e aksidentit dëgjoheshin këngë dhe brohoritje nga salla e stacionit të Larisës. Si një festë… Kjo ndodhi pas orës 23:00, pasi trenat ishin nisur. Sapo treni u nis nga Larisa, filloi muzika”, tha avokati Giorgos Bartzokis.
Madje, siç theksoi ai, i është thënë se situata specifike me festën në stacioni ka ndodhur për të dytën ditë radhazi.