Angel Di Maria u shfaq më tepër si një peshk pa ujë në muajt e parë italianë. Disa “ndezje” të argjentinasit në mënyrë sporadike dhe pak më shumë, me dyshime në sytë e tifozëve bardhezinj dhe medias.
Fitorja e Kupës së Botës me Argjentinën, ku ai shënoi gol në finalen ndaj Francës, i ka dhënë jetë të re kampionit nga Rosario. Lojtari që po e tërheq Juventusin në vitin 2023 është diçka krejtësisht ndryshe nga versioni i admiruar në muajt e mëparshëm. Një ndryshim ritmi që mund të shpjegohet me hyrjen në lojë të motivimeve të reja për të bërë mirë.
Duke filluar nga janari, Di Maria është dyshifror mes asisteve (3) dhe golave (7). Një paraqitje që e vendos atë në podiumin e mesfushorëve më të mprehtë në Evropë, i barabartë me holandezin Van den Boomen të Toulouse dhe i dyti vetëm pas Bruno Fernandes i Manchester United, me 12 gola dhe pasime vendimtare për bashkëlojtarët e tij.
Katër golat e fundit të Juventusit në Ligën e Evropës janë shënuar të gjithë nga ‘Fideo’. Pas vulosjes së Vlahovic në ndeshjen e parë të “play off”-it kundër Nantes, argjentinasi vendosi ndeshjen e dytë me një “hat-trick” të shkëlqyer dhe ndeshjen e parë të 1/8 finale me Freiburg.
10 – Ángel Di María (7 gol, 3 assist) è uno dei tre centrocampisti dei top-5 campionati europei in doppia cifra tra gol e assist in tutte le competizioni nel 2023, assieme a van den Boomen (10) e Bruno Fernandes (12). Delizia.#JuventusFriburgo #UEL pic.twitter.com/uUk2FCfIAX
— OptaPaolo (@OptaPaolo) March 9, 2023