Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar gratë për festën e 8 Marsit.

“Për gratë dhe vajzat e Shqipërisë po ndryshojmë shumë gjëra. Por fokusi ynë është në çka nuk kemi arritur të ndryshojmë deri më tani. Shanset e barabarta janë axhenda e Kuvendit, institucioneve dhe shoqërisë. Të gjitha ne sëbashku, 50 gra në Kuvend dhe 13 në Qeveri, po u hapin rrugën fuqizimit të grave e vajzave në jetën politike, tregun e punës, jetën ekonomike, familje e komunitet. Gëzuar 8 marsin!”- shkruan Nikolla.