Anëtari i kryesisë së PD-së së Berishës, Aldo Bumçi tha se aktualisht Shqipëria po kalon ditë të zeza të demokracisë.

“Këto janë ditë të zeza për demokracinë në Shqipëri. Kjo është një histori e turpshme që po ndodh prej një viti e gjysmë, e pasuksesshme, por fakti që ka këmbëngulje në këtë histori turpi për të goditur opozitën është një këmbanë jo vetëm për demokratët, nuk ka vend këtu për të fërkuar duart ata që janë mbështetës të Partisë Socialiste sepse opozita është institucioni i vetëm që garanton demokracinë,” – u shpreh Bumçi.

Ai sqaroi se nuk mund të ketë media apo institucione të lira kur goditet opozita.