Kryeministri Edi Rama thotë se lumi Gjanicë tanimë ka pësuar një transformim urban dhe mjesidor.
Përmes një postimi në Facebook, Rama publikoi disa foto nga kantieri ku po zhvillohet faza e dytë e punimeve.
Sipas Ramës, Gjanica ishte kthyer në një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin e Fierit.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është sërish lumë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.