Më 27 mars 2023, një asteroid i sapo zbuluar do të kalojë afër Tokës. I njëjti asteroid do të kthehet në planetin tonë disa vite më vonë, në vitin 2026. Trupi qiellor në fjalë është 2023 DZ2. Astronomët e Projektit Euronear Ovidiu Vaduvescu, Freya Barwell dhe Kiran Jhass kontribuan në zbulim e tij, duke përdorur teleskopët “Isac Newton”.
Diametri i asteroidit 2023 DZ2 është rreth 60 metra (58 për të qenë të saktë), i barabartë me madhësinë e Palazzo della Civiltà Italiana, i njohur gjithashtu si sheshi Koloseum. Në rast të një përplasjeje me Tokën, mund të shkaktojë dëme serioze, pasi është tre herë më i madh se meteori Chelyabinsk i vitit 2013, i cili plagosi 1500 njerëz. Ndaj është e nevojshme të matet saktësisht trajektorja e saj, por deri tani parashikohet se shanset për përplasje janë 1 në 621.
Më 27 mars, asteroidi 2023 DZ2 do të kalojë afër Tokës, në një distancë prej rreth 170,000 kilometrash, më pak se gjysma e distancës mesatare midis Tokës dhe Hënës. Asteroidi do të arrijë pikën më të afërt me planetin tonë në orën 12:15, duke lëvizur me një shpejtësi mbi 32,000 kilometra në orë.