Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar vendimin e Ilirjan Celibashit për plotësim dokumentesh nga ana e PD, pasi sipas tij janë të gjitha të dorëzuara.
“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë”, ka shkruar Bardhi.
Kujtojmë se Celibashi e ka thënë hapur se nuk do ta regjistrojë Partinë Demokratike nëse nuk ka plotësim dokumentesh nga e e Lulzim Bashës, për të cilin tha se figuron ende kryetar në Gjykatën e Tiranës. Pra, edhe Partia Demokratike e Lulzim Bashës rrezikon mos regjistrimin. Celibashi tha se deklarata solemne me firmën e Lulzim Bashës dhe jo të një të personi të deleguar prej është dokument kyç për regjistrim dhe nuk mund të pranohet ai që është dorëzuar tashmë me firmën e Enkelejd Alibeajt.
“Kodi e thotë qartë se deklarata e kryetarit të partisë nuk është kompetencë por përgjegjësi, dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet. Kjo është përgjegjësi tërësisht personale. Pra, nuk është kompetencë por përgjegjësi’- tha prerë Celibashi.