Kryeministri Edi Rama ka palarajmëruar sot në kuvend se një tjetër ‘non grata’ do të shpallet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa ka folur në Kuvend Rama tha se opozita e shikon Departamentin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara ‘si një byrektore si mund ta mendoni që furnizohen nga unë dhe gjiza ime’, duke iu referuar informacioneve që e shpallën ‘non grata’ Sali Berishën’. Në fund po me batutë ai e paralajmëroi një tjetër ‘non grata’.

“Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëerë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.