Efi po gëzon popullaritetin që mori pas daljes nga BB Vip Albania.

E kemi parë që po angazhohet me punë dhe projekte dhe ajo që na habiti më shumë është bashkëpunimi me Mozzik.

Dyshja u shfaqën në Instagram duke lajmëruar fansat se do vinin bashkë në një projekt muzikor të Mozzikut dhe ende nuk e dimë nëse Efi është figurantja kryesore apo këndon (meqënëse juria e “The Voice” i thanë ta mendojë këngën pasi performoi me Luizin).

E nëse nuk jeni habitur mjaftueshëm, sot Mozzik ka hedhur një video në Instastory, të ripostuar më pas edhe nga Efi ku kjo e fundit shihet me një filter që lexon “I love hot dads” (Unë i dua baballarët e nxehtë)

Kujtojmë se Mozzik është baba dhe nuk po shtojmë më shumë…