Një trupë balerinësh vetëm për vajzat e shtëpisë së Big Brother VIP ishte menduar si surprizë nga vëllai i madh mbrëmjen e të martës, duke ofruar shfaqje dhe skena “të nxehta”.

Kjo ka shkaktuar një tension më shumë në marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, që duket se është krisur keq edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, kur u sqarua sherri dhe incidenti i ndodhur në lojën e vajzave që nuk duhet t’u flisnin djemve.

Gjatë kohës që Kiara bisedon me Armaldon, ajo i thotë se Luizi i ka kërkuar llogari pse qeshte dhe kërcente, ndërkohë që Maestro duket se e ka provokuar më shumë indinjatën e Luizit për balerinin.

Kiara: Erdhi balerini, më rrëmbeu e aty…, pse qesh ti?

Armaldo: I thashë unë Luizit, “ca po bën ai balerini kështu”.

Kiara: Ah sa i poshtër je, po ti e paske kurdisur?

Ndërsa Luizi nga ana tjetër i është shprehur Ermionës se ai ende nuk ndihet fajtor për situatën e krijuar në tualet gjatë lojës dhe kërkon mbështetjen e Kiarës që kjo e fundit nuk po ia jep sipas tij.

Luizi flet me Ermionën: Shif ku jam unë jam këtu se s’më zen vendi vend, ajo është atje, t’u qesh, t’u kcy sikur ka ndodh para 1 muji ky muhabet, në një kohë që s’du me i vu faj as asaj as vedit, por për shkak të bllokimit tem e reagimit të saj unë rrezikohem me u përjashtu. Të paktën meqë jena bashkëfajtor të mundohena… e thotë nuk ke respekt, unë nuk zgërdhihem pas asaj që ndodhi.