Kancelari Gjerman Olaf Scholz u pyet nga gazetarët shqiptarë në Berlin mbi emigrimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Gjermani.
Në përgjigje, Kancelari rikonfirmoi një realitet faktit për të cilin ka folur më herët edhe Kryeministri Rama, atë të lëvizjes së lirë, që u ka dhënë mundësinë njerëzve të zgjedhin të punojnë ku të duan në Europë.
“Kjo është një sfidë, lëvizja e lirë është një nga arritjet shumë të mëdha të BE. Ajo u ka dhënë qytetarëve ndjesinë e lirisë, në kuptimin që nuk mund të shkosh më vetëm si turist, por që në çdo kohë mund t’i hipësh trenit, avionit dhe të punosh aty ku ke dëshirë. Më kujtohen shumë mirë kohët kur kjo ishte e pamundur të bëhej edhe brenda Bashkimit Europian, ishtë një sfidë e madhe, por edhe përtej BE. Ne po punojmë legjislacionin e emigrimit të punëtorëve të kualifikuar me këtë hapje tregu në Gjermani dhe Europë”, tha Scholz.
Më herët, të njejtin argument pati dhënë edhe Kryeministri Rama:
Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm. Dhe këtë nuk e luan topi. Nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës. Lavdi Zotit. Njerëzit mund të ikin. Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen. Balanca mes ikjes dhe kthimeve do të kërkojë akoma kohë për tu ekuilibruar sado pak. Është e paekuilibruar. Siç kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer kthehen dhe do të kthehen….