Një sasi lëndë plasëse i është vendosur një marketi në Kamzë, ku për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale.
Sipas burimeve, marketi është në pronësi të familjarit të Naim Qarrit, ish-presidenti i klubit të Kamzës.
Kjo nuk është hera e parë që i vendoset tritol, pasi në vitin 2017 atij iu vendos tritol në makinë.
Paraprakisht dyshohet se shkak është një konflikt.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.
Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.