Hamdi Salihi, një nga ndihmësit e Sylvinhos në kombëtaren kuqezi, foli për “Kuq e Zi” në SuperSport, duke shpjeguar disa zgjedhje taktike të trajnerit brazilian për ndeshjen ndaj Polonisë.
“Gjasula ka një avantazh krahasuar me mesfushorët e tjerë: shtatlartësinë. Është i mirë edhe në nxjerrjen e topit nga pas. Trajneri kërkon të luajmë topin nga mbrapa, Gjasula mund të na ndihmojë në këtë pjesë.
Uzuni dhe Asani? Uroj të bëjnë mirë atë që bëjnë më mirë, fazën sulmuese. Por kanë edhe detyra mbrojtëse, sigurisht. Mesfusha? Do mundohemi të luajmë me dy 8-sha (Ramadani, Asllani) dhe Gjasulën nga pas. Por, shumë do të varet edhe nga vendosja e Polonisë, sidomos pozicioni i Zielinskit.
Pak a shumë tre mesfushorët luajnë përpara mbrojtjes, por trajneri ka marrë mesazh që ata mund të luajnë edhe si 8-sha, mund të ngacmojnë pak më lart. Kemi edhe mesfushorë të tjerë, por kjo treshe ka bindur më shumë trajnerin.
Goditjet standarte? Kemi pasur 3 seanca për goditjet standarde. Polonia e ka pikë të fortë këtë gjë. Kemi marrë masa, por është edhe interpretimi në fushë”, theksoi ish-goleadori shkodran.