Evi Kokalari ka treguar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga, se Ilir Meta do të marrë drejtimin e PD nëpërmjet Belind Këlliçit.

“Belind Këlliçi nuk është i djathtë. E ka thënë ai që nuk është i djathë. Madje ka thënë çfarë partie konservatore prisni ju? Kush e ka thënë që PD-ja do kthehet në parti konservatore? Ne jemi të qendrës së djathtë thoshte ai, nuk jemi konservatorë, edhe ishte edhe Jozefina Topalli e cila tha që edhe ajo ishte e qendrës së djathtë.

Të nesërmen doli Berisha dhe tha që kjo është PD-ja konservatore. Aty filloi lëmshi. Belind Këlliçi po forconte pozicionin e tij në Këshillin Kombëtar me manipulimin e votave, me orientimin e votave fillimisht. Është një grup i vogël brenda që e kanë bërë bashkë.

Forcimi i Këshillit Kombëtar, forcimi i kryesisë ishte për një qëllim, që këta të merrnin PD-në. Flitej atëherë që do të mundoheshin të hiqnin Berishën mbas zgjedhjeve lokale nëse nuk do të fitonte. Nuk është se Berishën do e heqin, se nuk e heq njeri Berishën, por e mendojnë. Këlliçi donte të hiqte qafe Berishën që të merrte PD-në.

Dëshirën për të qenë kryetari i PD-së ia kishte futur qartësi Ilir Meta sepse ai kishte kohë që prezantohej e fryhej. Ajo e fryra tregoi lojën e Ilir Metës. Dhe vetë Ilir Meta ka thënë diku se Këlliçi fryhet shumë. Këlliçi nuk është njëri me këllqe, trembet kollaj. Pas fryrjes së Këlliçit, që donte të hiqte Berishën nga PD-ja në Këshillin Kombëtar, më rezultoi që ishte Ilir Meta.

Belind Këlliçi donte të bëhej kryetar i PD-së dhe nga aty ta kontrollonte Ilir Meta. Meta mund ta kontrolloje Këlliçin sipas qejfit. Por Meta ka edhe individë të tjerë në PD, që kanë futur rrënjët shumë thellë. Dhe mund të bëjë çfarë te dojë. Unë e shoh këtë si një kërcenim të vërtetë ndaj opozitës”, tha Kokalari në Dritare TV.