Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeaj, Idrit Sefa ka dorëzuar pak minuta më parë në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale.

Pas daljes nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Sefa u shpreh për mediat se ka bërë thjeshtë një veprim proçedural.

“Veprim i thjeshtë proçedural. Do e vlerësoj KQZ. Praktik e përcaktuar në kod, e ndjekur nga të gjithë partitë politike”, u shpreh shkurtimisht Sefa.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja mëson se deklarimi i tij është bërë më autorizimin. Kërkesë e dorëzuar me emrin e Alibeajt si i autorizuar nga kreu i PD, Lulzim Bashës.