Këngëtarja njohur shqiptare Vesa Luma ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga Revista “Trendy” e vitit 2004. “E more Luiz, na ktheve 20 vjet mbrapa”, ka shkruar Vesa në një fotografi, ku shihej bashkë me Rona Nishliun, Teuta Kurtin dhe fenomenin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin.

Për këtë të fundit, ajo ka publikuar edhe “pasaportën” që i ishte dedikuar në një prej faqeve të revistës, ku tregoheshin detaje rreth karakterit të tij.Luizi e ka nisur karrierën në “Ethet e së premtes”, për të vazhduar më pas në Festivalin e RTSh-së në dhjetor të vitit 2005, ku u shpall fitues dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006”.