Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë një prej yjeve më të pëlqyer në estradë.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën, gjersa ka folur gjerë e gjatë rreth jetës dhe karrierës profesionale.
Duke qenë se numëron tatuazhe të shumta nëpër pjesë të ndryshme të trupit, artistja ka folur edhe për këtë pjesë.
E njëjta theksoi se nënës së saj nuk i kanë pëlqyer dhe se nuk do t’i lejojë as fëmijët e saj të bëjnë. “Nënës time nuk është se i ka pëlqyer. Nuk më ka thënë bëje. Nuk besoj që e kisha lënë fëmijën tim ta bëjnë”, u shpreh ajo.
“Por, mua më pëlqen. Kam pasur shumë kafshë, nga majmuni deri te gjarpri. Gjithçka. Gjarpri ka qenë kënga më e mira që e kam pasur”, vazhdoi më tej ajo duke sqaruar se si i bëri tatuazhet, nga u inspirua.
E njëjta është në përgatitje të albumit të radhës dhe së shpejti do të lansojë këngën e parë të tij.