Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Familja Kallaku shpesh udhëton nëpër botë dhe ndan me ne momente nga pushimet e tyre. E së fundmi Xhensila e më pas edhe Besi na kanë treguar me anë të disa postimeve në Instagram se kanë nisur pushimet në Bali. Ditën e sotme këngëtarja ka postuar një moment shumë të bukur gjatë pushimeve, teksa vë në gjumë vajzën e saj të vogël, Ajka duke e mbajtur në krahë.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it. Ata janë me njëri-tjetrin prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie, por së fundmi u përfol gjatë nëpër media se mes dyshes gjërat kanë marrë fund. Fillimisht gjithçka nisi si thashethem, por burime pranë tyre treguan se prej disa muajsh ata janë në një krizë.

Madje u tha se Xhensila është largur nga shtëpia së bashku me vajzën dhe se ata nuk jetojnë më nën të njëjtën çati. Megjithatë, tani ata kanë reaguar të dy pas këtyre lajmeve të përhapura shumë në media. Ata zgjodhën që të hidhnin poshtë zërat për ndarjen e tyre në mënyrën më të bukur dhe romantike të mundshme. Ka qenë Xhensila ajo që ka postuar e para në Instagram një video nga koncerti i saj i mbrëmshëm. Ajo është shoqëruar nga Besi dhe madje në një moment i ka bërë dhe një dedikim romantik në skenë dhe më pas kanë shkëmbyer dhe një puthje.