Për shumë vite, ajo ka qenë një ndër gratë më të fuqishme në botë.
Por sot, ajo shfaqet si një qytetare e thjesht, që udhëton me klasin e lirë.
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, 68 vjeç, u fotografua duke fluturuar me të shoqin, Joachim Sauer drejt Spanjës.
Sipas BILD, ajo kaloi disa ditë pushime në një hotel me katër yje në Fuerteventura, ku nata kushton 162 euro.
“Kush mendon që një ish-kancelare fluturon më mirë se një gjerman i zakonshëm, gabohet,” shkruan BILD, duke theksuar se bileta e avionit ka kushtuar diku te 504 euro.
I vetmi ‘bonus’ ishte se ish-kancelarja u lejua të futet në bord e para.
Gjatë fluturimit ajo lexoi tabletin e saj, plotësoi disa fjalëkryqe dhe konsumoi një sanduiç dhe speca të kuq, që i kishte marrë me vete.