Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak në Downing Street një ditë më parë.
Siç shihet edhe nga fotot, kryeministri shqiptar nuk ka shkuar duarbosh në Downing Street, pasi siç duket i ka dhuruar kryeministrit britanik një targë të personalizuar si dhe një libër.