Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha tanimë është i rrënuar dhe nuk ekzison si faktor politik në vend.

I ftuar në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se në Partinë Demokratike ka vetëm interesa personale.

“Ai do të presë sa të ikë Berisha. Ne e dimë që Basha dhe të tjerët janë krijesa të Berishës. Por besohej se mund të kishin aftësi personal për të realizuar këtë gjë.

Nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhje, kjo nuk do të thotë së dëmtohet Berisha. Ai është i rrënuar dhe nuk ekziston më si faktor politik dhe çdo lidhje me të, manifeston paaftësi për t’u zhvilluar.

Dyshoj se Partia Demokratike dhe pjesa që ka mbetur të jetë një organizëm politik. Në atë parti ka vetëm personal interest”, theksoi ai.