Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja tha në një intervistë për Euronews Albania se brenda opozitës ka aktorë që kërkojnë zhdukjen e PD.
Sipas tij, përçarja dhe zhdukja e PD nuk i intereson vetëm Edi Ramës, por edhe disa faktorëve brenda opozitës të cilët refuzoi ti specifikonte që siç tha kërkojnë të marrin drejtimin e saj.
“Brenda opozitës ka faktorë që nuk u intereson bashkimi i PD. Njeriu më i interesuar në këtë histori është Edi Rama.
Por ka edhe aktorë të tjerë në opozitë që kërkojnë që PD pas 14 majit të mos ekzistojë më. Ka interesa të forcave opozitare që nuk dëshirojnë interesat e demokratëve.
Kanë qëllime personale dhe pas 14 majit të marrin drejtimin e opozitës, që nuk do ta kenë të mundur”, tha Gështenja pa përmendur emra.