Në Tiranë u çuditen kur kreu i PS per qarkun e Korçës, ministri i mbrojtjes Niko Peleshi lajmëroi se do i ribesohej përsëri Gëzim Topçiut bashkia e Maliqit. Në Maliq por edhe në zonat përreth nuk pati asnjë reagim. Madje as nga opozita. Asnjë forcë kundërshtare nuk reagoi. Në situatë të tjera, do u “nxirrnin” sytë, por të gjithë e pranuan në heshtje.
Gëzim Topçiu është shembulli dhe modeli sesi një kryetar bashkie duhet t’i përqaset popullit të thjeshtë. Një njeri të cilin e gjen në shumicën e dasmave, gëzimeve dhe hidherimeve të çdo banori të kësaj bashkie, deri në fshatin më të largët.
Historikisht, prej vendosjes së Topciut në krye të Maliqit, Partia Socialiste ka marrë shifra rekord votash, duke kaluar kështu disa herë edhe qytetin e Korçës. Sot është kthyer në një bastion të majtë, falë punës dhe vizionit të një personi.
Përballë tij është Gega i Pojanit, doktori i cili mesa duket është shokuar nga rikandimimi i Topçiut dhe ende nuk ka dalë në fushatë, mbase si shenjë dorëzimi përballë një makinerie votash siç është kryemaliqari Topciu.