Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dënon sulmin ndaj “Top Channel”. Ai shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe apelon që përgjegjësit e këtij agresioni të vihen sa më shpejt para drejtësisë.
“Ngjarje e rëndë sulmi me armë ndaj medias kombëtare “Top Channel” ku për pasojë humbi jetën edhe roja i sigurisë.
I shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe uroj që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe përgjegjësit e këtij agresioni të vihen sa më shpejt para drejtësisë”, shkruan numri dy i socialistëve në rrjete sociale.