Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri prezantoi para Asamblesë së Partisë Socialiste të Gramshit kandidatin Besian Ajazi.
Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut nënvizon se me eksperiencën e fituar si deputet, Ajazi do të çojë përpara projektet transformuese për Gramshin duke ju gjendur pranë qytetarëve.
“Me Asamblenë e Partisë Socialiste Gramsh ku prezantova kandidatin tonë Besian Ajazi për zgjedhjet e 14 Majit.
Jam i bindur se me eksperiencën e fituar si deputet, kontaktin e pandërprerë me bashkëqytetarët dhe ndihmën e të gjithë ekipit, Besi do të çojë përpara projektet transformuese për Gramshin duke ju gjendur pranë qytetarëve.
Faleminderit Klodianit që në këto katër vite ka bërë mjaft punë të mira. Klodiani do vijojë të jetë pjesë e ekipit politik për fitoren e padiskutueshme në 14 Maj”, nënvizon Gjiknuri.
Home Lajme Aktualitet Gjiknuri prezanton Besian Ajazin kandidat për Kryetar Bashkie: Do të çojë përpara...