Pas dorëzimit në KQZ të kërkesës për t’u regjistruar nga grupi i Enkelejd Alibeajt, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti mbështetës i Sali Berishës, Edi Paloka. Ai tha se është e pritshme që sipas tij, këta deputet të përdoren deri në fund, për të çuar misionin e Edi Ramës, sipas tij shkatërrimin e opozitës.

“Alibashet paskan dërguar sot letra në KQZ për të regjistruar grupimin e tyre . “Kryetar i partisë” në letrat që kanë dërguar rezulton … “ i dorëhequri” prej një viti, vetë L.B.

Që Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithë procedurat ligjore do vazhdojnë të shkelen për të çuar deri në fund qëllimin e Ramës, nuk ka asnjë dyshim.

Edhe që Alibashët do legenosen deri në fund për të realizuar shërbimin e paguar ndaj Ramës për shkatërrimin e opozitës, nuk ka më asnjë dyshim.

Unë kisha vetëm një pyetje për ata deputetë që publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ te dore hiqet, çfarë do të bëjnë tani, apo nderi dhe dinjiteti nuk kanë më asnjë vlere”, shkruan Paloka.