Sa i takon protestës së paralajmëruar të 3 marsit nga Berisha-Meta, Azgan Haklaj në Dritare TV u shpreh se kjo protestë do të jetë e fundit e kreut të Rithemelimit.
“Protesta e datës 3 mars do të jetë e fundit e Berishës. Aktorët e revolucionit janë vetëm Berisha-Meta. McGonigal akuzohet për korrupsion, por Meta ka korrupsionin e 700 mijë eurove. Berisha-Meta janë aktor të këtij sistemi korrupsioni. Revolucion do të thotë përmbysje me dhunë, por a ka vlera morale qeverisja e vjetër për të rrëzuar këtë qeveri. Meta dhe Berisha nuk kanë hallin e revolucionit, por kanë hallin si të mbrojnë veten e tyre. Berisha ka bërë disa protesta të maskuara kundër Lulzim Bashës dhe amerikës,”u shpreh Haklaj.