Anëtari i Partisë Demokratike Ibsen Elezi, ka folur mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me vulën e PD-së. Elezi u shpreh se strukturat e PD nuk e donin Metën në koalicion, duke kujtuar dhe një bisedë me Sokol Olldashin vite më parë.

“Ku qëndron tradhëtia e Metës? Ju e mbani mend 21 janarin dhe protestën e opozitës për 700 mijë eurot e Metës, e cila ishte normale.

Berisha duhet ta largonte Metën nga koalicioni politik, por në vend të kësaj ai e mbajti atë kosto për partinë duke mos u konsultuar.

Demokratët nuk e donin Metën dhe e donin largimin e tij. Unë e kam diskutuar me Olldashin dhe ai në atë kohë më ka thënë se duhet të distancoheshim nga Ilir Meta.

Berisha e shiti si një akt burrërie mbajtjen pranë të Metës, edhe pse u zbulua në një vjedhje. Meta të gjithë aksionin politik të tij në zgjedhjet e ardhshme e mbajti pikërisht me blerjen e elektoratit, duke iu kundërvënë pikërisht aleatit të tij, Berishës”, u shpreh Elezi në Dritare TV.