Inter pësoi një humbje të rëndë në transfertë përballë Spezia-s, një disfatë 2-1 që vendos në pikëpyetje të ardhmen e Simone Inzaghi-t, nën akuzë prej kohësh. Kjo ishte humbja e tetë sezonale për zikaltërit duke bërë që prezenca në Champions të mos jetë më e sigurt, një kusht ky për të vijuar bashkëpunimin.
Aventura e Inzaghi-t mund të mos zgjas deri në fund të sezonit, pasi sipas mediave italiane, trajneri luan stolin në sfidën kundër Porto-s në Champions.