Saif Ben Sulayem, djali i presidentit të FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ka humbur jetën në një aksident rrugor në Dubai. Lajmi tragjik është konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), me familjen që ka kërkuar privatësi në një moment të vështirë si ky. I riu Ben Sulayem ndoqi hapat e të atit, duke pasur një interes të shtuar për makinat, motorsportin dhe shpejtësinë, madje ai ishte përpjekur të hynte në rrugën si shofer garash.

Ai konkurroi në kampionatin 2016-17 të Emirateve të Bashkuara Arabe “Formula 4” në një fushë që përfshinte pilotët e ardhshëm të Formula 1 Logan Sargeant dhe Oscar Piastri.

Ish-piloti i garave Mohammed Ben Sulayem është kreu i FIA-s, i cili mbikëqyr disiplina të shumta garash, duke përfshirë Formula 1. 61-vjeçari u emërua president i FIA-s në dhjetor 2021, por njoftoi në shkurt të këtij viti se do të tërhiqej nga përfshirja e drejtpërdrejtë në F1.