Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua me ambasadoren amerikane Yuri Kim dy ditë më parë, pasi kjo e fundit realizoi një “maratonë” takimesh me përfaqësues të partive që do të jenë pjesë e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Pas takimit, pati spekulime për atë çfarë Meta dhe Kim kishin biseduar, sidomos sa i përket rolit të “Rithemelimit” të Sali Berishës.
Një kuriozitet të tillë ia ka shprehur Metës në komente në Facebook edhe ish-deputeti demokrat Vili Minarolli.
Minarolli e pyet Metën: “Po ajo (Yuri Kim) çfarë tha për ato që i shprehët?”
Si rrallë herë, Meta ka zgjedhur të përgjigjet në komente, duke shkruar: “I dashur profesor Vili Minarolli.
Ambasadorja u tregua shumë korrekte dhe e interesuar vetëm për standardin e zgjedhjeve.
Faleminderit që gjeni kohë të më ndiqni në aktivitetin tim”.