Një 23 vjeçar në Kuçovë është arrestuar nga policia pasi iu gjetën 20 kg kanabis dhe 2 armë zjarri në banesën e tij. Në pranga ka rënë i riu Vilson Leshtori. Arrestimi i tij u kap teksa qarkullonte me automjetin tip ‘Smart” me një sasi të vogël kanabisi.

Pas kontrollit të banesës së tij, iu gjetën 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1153 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.