Me simbole pro ruse dhe të grupit famëkeq Wagner, qindra persona protestuan kundër qeverisë së Serbisë në Beograd. Ata ishin mbledhur nga katër parti të opozitës së djathtë për të kërkuar refuzimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të pranuar në Ohër më 18 mars.
Pjesëmarrësit u dëgjuan duke akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për tradhti kombëtare.
“Jo kapitullimit”, “Vuçiç dorëhiqu” dhe “Kosova është Serbi” ishin disa prej shkrimeve në pankarta dhe thirrjet e protestuesve të mbledhur nga opozita që bllokuan rrugën kryesore pranë ndërtesës së qeverisë në Beograd.
Liderët e opozitës paralajmëruan se ky ishte vetëm fillimi I një vale protestash dhe se nuk do të ndalen deri në refuzimin e plotë të propozimit europian për normalizimin e raporteve me Kosovën.