Romeo Kara, ish-juristi i OSSH, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA, në një intervistë për gazetën “SOT”, ka zbardhur detaje të bujshme për përfshirjen e Ilir Metës dhe Sali Berishës në këtë dosje të famshme, ku së fundmi SPAK ka zgjeruar hetimet. Ai ka folur për dosjen e “CEZ-DIA”, ku tregon gjithë zyrtarët e lidhur me Kastriot Ismailajn, ndërsa ka thënë se janë pastruar para në Kongo. Gjithashtu juristi zbulon të gjitha provat që rrezikojnë të tronditin pozitat e dyshes Meta-Berisha.
Ai ka folur dhe për deklaratën e Berishës në Parlament në vitin 2015, kur ai deklaroi se, Meta kishte vajtur në Prage me Ismailajn në vitin 2010, për te negociuar për kontratën “DIA-CEZ”, i paautorizuar nga qeveria e tij. Për juristin, kjo deklaratë, jo vetëm që konfirmon fajësinë e Metës, por edhe atë të Berishës, i cili ka qenë në dijeni të kësaj afere, të zhvilluar nën hundën e tij, por, që ai e ka toleruar, duke thyer te gjitha normat etike të qeverisjes dhe ligjet e vendit. Ndërkohë pjesa e dytë e intervistës do dalë në nesër.
-Zoti Kara, si i shini hetimet e prokurorisë për aferën “CEZ-DIA”?
Hetimet lidhur me këtë afere duket se po avancojnë dhe për këtë mjafton te rikujtojmë gjendjen e Metës pas daljes nga SPAK-u, ku me sa duket deklaratat dhe dëshmitë e ish-miqve te tij te dikurshëm e kanë shqetësuar deri në tronditje. Faktet tashme po provohen dhe stërprovohen, ndërsa e vërteta se, kjo afere ka si motiv, përfitimin e parave nëpërmjet korrupsionit, mashtrimit kontraktuar dhe ndikimit te jashtëligjshëm të Metës & Co, në këmbim te favoreve te palës ceke nëpërmjet politikave te ERE-s lidhur me çmimin e shitjes se energjisë elektrike nga KESH-i tej CEZ-i. Sidoqoftë ky proces dhe të tjerë si ky, jo vetëm do t’i shërbejnë rivendosjes së drejtësisë, por edhe transformimit te vete politikes në një të ardhme të afërt, ku liderët e vetëhyjnizuar, nuk do te kenë me luksin te sundojnë nëpërmjet mbjelljes se urrejtjes, nxitjes se largimit nga vendi te njerëzve, zhvatjes se pronave, krimeve, dënimeve te padrejta, vrasjeve etj. Ajo qe në mund te bëjmë, është pikërisht te kemi kuraje për te zbuluar dhe thënë këto te vërteta ashtu siç janë dhe te sugjerojmë me te mirën në vazhdim. Dyfytyrësia e politikës do të marre mësimin e merituar pikërisht duke e përballur atë me këto realitete. E vërteta të jep forcën dhe motivimin e duhur për t’iu mos bindur liderëve abuzues dhe për t’iu kundërvënë me sukses atyre.
-Kastriot Ismailaj është dënuar me 11 vite burg për këtë çështje dhe është i vetmi deri më tani. Çfarë njohjesh keni ju me Kastriot Ismailajn dhe si është historia e Kongos?
E kam njohur edhe nga afër Ismailajn siç kam njohur shumë përpara tij edhe Metën me Berishën. Më shume po i njoh nëpërmjet këtyre proceseve ku rrugët tona janë kryqëzuar. Mbi te gjitha njeriu është ajo çka ai bën, vepra e tij. Me Ismailajn jam përballur në arbitrazhin e Vjenës dhe në dy seanca dëshmie, përgjatë gjykimit të tij penal në vitin 2016, lidhur me vjedhjen e kryer nëpërmjet mashtrimit dhe shpresoj që së shpejti të përballemi sërish në Gjykatën e Posaçme lidhur me pjesën e korrupsionit dhe ndikimit te paligjshëm, ku sigurisht ai do te jete i paraprire nga “vëllai” i tij Meta dhe disa të tjerë pas tyre. Lidhur me aventurën e tij në Kongo unë mund te them se kemi te bëjmë me një mashtrim dhe korrupsion klasik. Gazeta te ndryshme ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare mundësuar nga Komisioni Shqyrtues te Kontratave të Minierave në Parlamentin e Kongos, konfirmojnë detajet e botuara nga Nëue Zürcher Zeitung i 12 Shkurtit te 2009-ës. Ismailaj, aksioner me 98% te United Resources AG, nënshkroi një marrëveshje për një sipërmarrje të përbashkët për rregullimin dhe funksionimin e minierës se Kipushit në provincën Kongoleze, Katanga.
United Resources mori përsipër të plotësonte një studim realizueshmërie paraprake të minierës, dhe si kompensim përfitoi një qera minerale 30 vjeçare në lidhje me rezervat e shkallës së lartë te lokalizuar në pjesën e njohur si “Zink-u i Madh”. Ndërmjet kompanive që mundësuan “suport teknik” në këtë projekt ishte dhe Albania Investment Corporation Sh.p.k për të cilën Ismailaj pretendoi të ishte një degë e United Resource. Në datën 28 tetor 2006 ai ka ofruar “Oferten Teknike” në emër te United Resources AG tek kompania shtetërore kongoleze Gécaminës, e cila përmbante në Anëksin 1 te konventës së mësipërme premtimin për kontribut të Albanian Investment Corporation. Marrëveshja për sipërmarrjen e përbashkët ndërmjet The General of Quarry and Minës (Gécaminës)(Kryesia e minierave dhe guroreve) dhe United Resources AG u lidh me 14 Shkurt 2007. Komisioni Zyrtar Shqyrtues i Kontratave të Minierave u krijua nga parlamenti i DRC në 2007, në përgjigje të shqetësimeve të përhapura gjerësisht, se shteti kongolez kishte zhveshur asetet me vlerë minerale nëpërmjet kontratave të pafavorshme të minierave me investitorët privatë.
Detyra e tij ishte të analizonte këto kontrata dhe nëse do të evidentoheshin parregullsi, te rekomandohej rinegocimi. Pasi u analizua kontrata e minierës me United Sources AG dhe u gjetën disa mangësi, Komisioni arriti në përfundimin se: Kjo kontratë duhet të rinegociohet. Sikurse në rastin e DIA-s, Ismailaj, çuditërisht apo në mënyre korruptive, kishte marrë një mbrojtje të gjerë kundër riskut, pothuajse pa risk fare për United Resource, kushte jashtëzakonisht të favorshme të çmimeve, dhe pagesa detyrimesh në masë të vogël. Të gjitha në kurriz të një kompanie shtetërore si në rastin e CEZ-it në Shqipëri. Komisioni evidentoi: transferimin e të gjitha borxheve nga United Resources tek sipërmarrja e përbashkët (Gecaminës). Komisioni i Shqyrtimit më tej kundërshtoi çmimin jashtëzakonisht të ulët të dhënies me qera të minierës. Marrëveshja e sipërmarrjes së përbashkët përcaktoi një qera 0.5% të xhiros nga operacionet e minierës. Kjo qera për më tepër ishte e kushtëzuar me rimbursimin fillestar të Junited Resource të te gjithë debisë se tij në lidhje me sipërmarrjen. Me fjalë të tjera për aq kohë sa miniera do të qëndronte pa fitim, United Resources nuk do të kishte detyrime në lidhje me pagesën e qerasë.
Mesa duket për shkak të mungesës së një justifikimi bindës ekonomik për një dispozitë kaq bujare, Komisioni doli në përfundimin se qeraja ishte “vendosur arbitrarisht. Komisioni gjithashtu arriti në konkluzionin se, detyrimet e palëve përpara përfundimit të një studimi të plotë (fizibilitetit) ishin “vendosur në mënyrë arbitrare.”Është konstatuar gjithashtu se, Ismailaj kë bërë deklarime të rreme lidhur me nivelin e parashikuar të investimeve që do të arrinin shumën prej 221,000,000 dollarë amerikanë dhe niveli i financimit në dispozicion të United Resources AG për projektin do te ishte deri në 420,000,000 dollarë amerikanë, se United Resources ishte në procesin e mobilizimit të burimeve njerëzore kompetente dhe të mjaftueshme, siç ishte ilustruar nga partneri i saj Point Group, i cili ka punësuar një fuqi punëtore të madhe më të madhe se 7,500 punonjës në sektorin e metalurgjisë, dhe filialet e tij, si Albania Investment Corporation, fuqia punëtore e të cilës i kalon 6.000 njerëz. Në kemi verifikuar se, Albania Investment Corporation kishte si adrese shtëpinë e Ismailajt dhe asnjë punëtor aktiv në të. Për më tepër, nga regjistrat e kompanisë zviceranë rezulton se “United Resources AG” nuk ka ekzistuar në kohën e Marrëveshjes të sipërmarrjes së përbashkët të 14 shkurt 2007.
Në vend të kësaj, regjistrat tregojnë se kompania është krijuar si “Dominicus AG” më 1 shtator 2006 dhe nuk ka ndryshuar emrin e saj në “United Resources AG” deri më 22 prill 2008. Në kohën kur përfunduan marrëveshjet, e vetmja ekzistencë e “United Resources” ishin “United Resources Holding AG”. Kjo kompani është themeluar për herë të parë më 8 Dhjetor 2006, vetëm një jave për para se ti ishte dhenë kontrata me 15 dhjetor 2006 në Kipushi, Kongo. Ajo nuk rezulton në hyrjet e regjistrit për asnjërin nga dy subjektet. Në të vërtetë Komisionit Shqyrtues nuk mundi të përcaktojë natyrën e saktë të autoritetit te drejtuesve te United Resource për të nënshkruar kontratën. Kjo i atribuohet këtyre vështirësive për faktin se statutet e korporatave ishin të “padisponueshme”. Meqë akti i themelimit nuk ishte në dispozicion, Komisioni pati vështirësi në vlerësimin e kompetencave të drejtuesve te United Resource për te nënshkruar kontratën. Ndoshta kjo është për shkak se, “United Resource AG” në këtë kohë nuk ekzistonte ende.
Në kohën e raportit të rinegocimit, 21 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërmarrjen e përbashkët, United Resources AG nuk ishte më duke vepruar në lidhje me minierën. Përkundrazi, kompania e tij mëmë, kishte shitur dhe nënshkruar kontratën me Kipushi Resources Ltd, një kompani të kontrolluar nga sipërmarrësi i minierave të Afrikës, Dan Gertler. Palët, më 16 maj 2008, nënshkruan Aktin e Novacionit (rinovimit)…sipas të cilit United Resources Holding AG, ka trashëguar si korporatë mëmë, Marrëveshjen e nënshkruar nga filiali i saj United Resources AG, dhe nënshkroi këtë Marrëveshje me KRI [Kipushi Resources International Ltd]. Edhe pse Ismailaj dështoi te për bushte detyrimet e tij kontraktuale në Kongo ashtu si edhe në Shqipëri, ai duket se ka realizuar fitime të konsiderueshme në Kongo, bazuar në informacionin e raportuar nga (Global Ëitness), një organizatë joqeveritare e njohur ndërkombëtarisht që studion aktivitetet e paligjshme në lidhje me shfrytëzimin e burimeve natyrore. Duke filluar nga fundi i vitit 2011, Global Ëitness realizoi një projekt të quajtur “Sales Secret (shitjet sekrete)”, në të cilën është hetuar shteti kongolez për shitjet e aktiveve minerare.
Në rrjedhën e këtij projekti, Global Witness raportoi se kishte zbuluar kredi të bëra nga një ndër kompanitë që lidhen me United Resources Kipushi Ltd në lidhje me blerjen e licencës së zinkut nga Ismailaj. Sipas këtyre raporteve, rreth një javë para se Ismailaj të firmoste licencën e minierës së zinkut për United Resources Kipushi më 16 Shkurt 2008, një nga kompanitë e blerjes mori kredi për 30 milion USD, që do të përdoreshin në transaksion. Kjo do të thotë se Ismailaj – përmes kompanisë me të cilën ai ka në pronësi 98%- ishte në gjendje të arkëtonte në investimin e tij kongolez të paktën 30 milion dollarë. Dokumentet e Komisionit Shqyrtues tregojnë se çmimi i blerjes së licencës së minierës arriti në 25 milionë dollarë, por United Resource pagoi vetëm këstin e parë prej 10 milionë dollarësh. Siç shihet, nuk duket se United Resources kanë bërë investime të konsiderueshme në drejtim të përmirësimit të minierës, pasi nuk ka pasur aktivitete operative. Si rezultat i kësaj, pagesa me këste prej 10 milion dollarësh, llogaritet për të gjithë investimet e United Resources në projekt. Prandaj, Ismailaj mund të ketë realizuar një fitim të pastër prej më shumë se 20 milionë USD nëpërmjet transaksionit në Kongo me minierën e zinkut – një kthim jo i keq për një aventurë një-vjeçare në një sektor në të cilin ai nuk kishte njohuritë e duhura.
-Për çështjen “CEZ-DIA” janë përfolur si të përfshirë Presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha, a duhet të ketë një hetim të thelluar për ta?
DIA-CEZ është një korrupsion tipik qeveritar, i motivuar, frymëzuar dhe realizuar vetëm me ndihmën e tyre dhe është e pamundur ta hetosh te plote atë afere, nëse shmang hetimin e dyshes Meta-Berisha. Askush pa miratimin dhe ndihmën e tyre, nuk do te guxonte as ta mendonte një afere te tille dhe për me tepër qe do te duhej vetëm fuqia ekzekutive dhe politike e tyre qe ta detyronte ERE-n te ndërmerrte vendime aq te dëmshme për buxhetin e shtetit dhe në favor te CEZ-it. Korrupsioni është dukuri e pushtetit, dukuri qe ideohet, frymëzohet dhe bekohet nga lart, pavarësisht qe në dukje realizohet edhe nga vegla bedele të të gjitha niveleve në shërbim te tij.
Peshku ka kohe qe është qelbur nga koka, kështu qe nuk ka zgjidhje tjetër përveçse t’i vëmë si duhet pikat mbi “i”. Ajo me te cilën dua ta mbyll këtë argumentim, është edhe vete deklarata e Berishës në parlament në vitin 2015, kur ai deklaroi se, Meta kishte vajtur në Prage me Ismailajn në vitin 2010, për te negociuar për kontratën DIA-CEZ, i paautorizuar nga qeveria e tij. Kjo deklaratë, jo vetëm qe konfirmon fajësinë e Metës, por edhe atë te Berishës, i cili ka qenë në dijeni të kësaj afere, te zhvilluar nën hundën e tij, por, që ai e ka toleruar, duke thyer të gjitha normat etike të qeverisjes dhe ligjet e vendit.
-Çfarë roli kanë pasur konkretisht Meta e Berisha në këtë skandal?
Konkretisht dhe shkurtimisht, Meta ka ofruar nëpërmjet ish-ambasadorit Tepshi, Ismailajn, si njeriun e tij dhe te qeverise shqiptare te përshtatshëm për t’u marre me procesin e mbledhjes se 460 milionë eurove nga faturat e papaguara te energjisë, 50% të të cilave do t’i kalonin kompanisë që do të krijohej me pas nga ai si shpërblim. Në këmbim të këtij favori, këta do të ndikonin në vendimet e ERE-s në lidhje me çmimin e shitjes se energjisë nga KESH-i tek CEZ-i, duke dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit.
Personalisht Meta ka udhëtuar se bashku me Ismailajn në 29 Nëntor 2010 për në Pragë ku edhe e ka konkretizuar këtë gjë. Pak ditë me pas është mbledhur ERE duke marre një vendim me pasoja për buxhetin e shtetit duke e ulur çmimin e shitjes se energjisë nga 2.03 leke/kvh në 1.48 leke/kvh. Nder te tjera këtë gjë e konfirmon edhe vete intervista e gruas se Ismailajt, e cila e ka akuzuar Metën si shantazhues ndaj burrit te saj, për t’i marre palës ceke shpërblimin e tij lidhur me këtë vendim. Kemi gjithashtu mjaft detaje te tjera, te cilat konfirmojnë gjithashtu këtë qe parashtrova me lart.
-Po për lidhje mes Ismailajt dhe Metës çfarë provash keni?
Besoj se përveç deklarimeve të ish-drejtuesit te CEZ-it, këtu kemi edhe deklarimet e Dritan Priftit pak pas shkarkimit të tij nga posti i ministrit të METE-s në 2010, udhëtimet e përbashkëta në Prage në fund të vitit 2010, dëshmitë dhe deklarimet e ish-drejtorit ekzekutiv të DIA-s, intervistën e gruas së Ismailajt si dhe faktet qe na provojnë se ajo çka pretendohet prej tyre është e vërtetë dhe ka ndodhur. Të mos harrojmë edhe deklarimet e Berishës në 2015 në Parlament. Le të shpresojmë së Ismailaj dhe anëtarët e bordit të ERE-s nuk do të pranojnë të bëhen kurbanë të Metës dhe do të mësojnë më në fund të thonë të vërtetën.
-Një ndër provat kyçe që ju keni dorëzuar është një intervistë e Vojsava Ismailajt, mendoni se ajo rrëfen të vërtetën?
Ju siguroj se, në një pjese te asaj interviste, ajo thotë të vërtetën, ashtu siç është e pasakte në disa aspekte. Duke përdorur disa te vërteta, ajo e ka dhënë atë interviste, për t’u hakmarrë karshi mosofrimit nga ana e Metës të një mbrojtjeje për burrin e saj tashme te arrestuar, si dhe te zhbllokimit te disa milionë eurove te Ismailajt, te sekuestruar nga prokuroria në shtator 2014.
Kjo gjë sigurisht u nxit edhe nga Berisha, i cili kishte konflikte te hapura me Metën në atë kohe dhe qe kërkonte te destabilizonte qeverisjen PS-LSI. Qëllimi i asaj interviste, ka qenë sensibilizimi i opinionit europian, duke e publikuar atë në një televizion belg. Aktet terroriste te ndodhura në Bruksel në atë kohe, benë qe vëmendja dhe interesi tek kjo interviste te spostohej dhe ta humbiste rëndësinë e saj në atë moment. Në dijeninë time, amerikania Rebecca, nuk është takuar në vitin 2014 as me Majlind Lazimin dhe as me Metën, kështu qe ky është një nga pretendimet e gruas se Ismailajt qe bie poshtë. Kam dalluar edhe disa pasaktësira te tjera në atë interviste, por, thelbi është i sakte dhe mjaft i vlefshëm për zbardhjen e së vërtetës.