Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadili thotë se agonia e kësaj force politike do të zgjatet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën.
Në emisionin “Barometri”, Kadilli u shpreh se grupi që mbështet Sali Berishën po demoralizohet, ndërsa grupi që mbështet Lulzim Bashën nuk ka kredencialet dhe besueshmërinë morale për të avancuar
“Situata nuk lehtësohet, përkundrazi agonia e PD-së zgjatet. Të dyja palët nuk kanë fituar, të dyja kanë humbur nga ky vendim.
Është e dukshme që ka një demoralizim dhe te grupi i zotit Berisha, shifrat e pjesëmarrjes në protestën e sotme e tregonin demoralizimin.
Krahu tjetër, nuk ka kredencialet dhe besueshmërinë morale për të avancuar. Të dyja palët po rrudhen”, theksoi ai.