Nga Granit Gjana, zv/kryetar i Bashkisë Kukës/

Sikur të mos mjaftonte kandidimi nën siglën e non-gratës e partisë pa vulë, tanimë kandidatit pa busull që është shpartalluar aq keq të bën t’i kujtosh këngën: “Koka në Stamboll e trupi në Janinë”.

Ditë më parë nën ombrellën e Partisë së Lirisë pranoi prezantimin e tij si kandidat.

Por më duket se as ato nuk e futën në çadrën e tyre?

Absurdin politik e vijon më tej bashkë me ata që e ndjekin, me gjasme besojnë se do fitojnë, kur akoma nuk e kanë të zgjidhur Logon e Partinë me të cilën garojnë.

A do jetë Floriri (Likja), Daja (Dash Shehu), Dule greku, Ndoka i “dijes Shqiptare” apo Gërdeci (Fatmir Mediu) mbetet për t’u parë!!

Por duke u zgjidhur kjo, kandidati i non-gratës në Kukës është i padurueshëm e në të njejtën kohë dhe përjashtues i bazës.

Duke u importuar vetë nga Tirana si kandidat, ka importuar edhe të tjerë,që disa nuk kanë lidhje me Kukësin e as e njohin atë. Kur mund të “zgjidhte” demokratët e Kukësit për “luftën e fitores të kandidatit pa busull” para kuksianëve vuri që fushatën ta bëj me Aulon Kalanë(kandidat në tentativë për bashkinë e Krujës), Ish kryetarin e Bashkisë Safet Sulën, Like Floririn, Fatmirin e Gërdecit, Dashin e Rakisë, Ndokën e dijes, e Duken e grekut. Asnjë prej tyre me në krye mashtruesin serial të raporteve të të vdekurve as që e njohin Kukësin, problematikat, apo dhe ato çfarë qytetarët duan për të ardhmen e fëmijëve e familjeve të tyre.

Por një njeriu që sot sillet si i humbur që hidhet sa me një sigël në një tjetër, prej një viti përfaqëson një parti që ska filluar akoma e që se ka një vulë e flet si miza në qyp, e di mirë se ku duhet të jap përgjigje e shpjegim për raportet fallco të ekspertizave mjeko-ligjore, ku pjesë janë edhe vdekjet më me emër në Shqipëri, bashkë me mashtrimet fallco edhe për miliona eurot që kanë hyrë në xhepin e tij.

Kuksianët i kanë provuar të importuarit për kryetar bashkie.

Kuksianët s’kanë nevojë për fjalë, por për punë dhe vepra.

Kuksianët nuk duan mashtruesit serial, por njerëzit e premtimeve e zgjidhjes së halleve të tyre.

Jemi këtu prej 4 vitesh e do vijojmë të jemi edhe 4 vite të tjera me projekte të qarta për ta bërë Kukësin e për ta zhvilluar ashtu siç kuksianët duan dhe e meritojnë prej më shumë se 30 vitesh.