Ekspertët e Feng Shui-t kanë vënë në dukje se nëse dëshironi që energjia e parave të rrjedhë nëpër shtëpinë tuaj dhe të mos keni kurrë probleme me të, atëherë duhet të bëni gjërat e mëposhtme:
Përdorni ngjyra të ndezura në pjesët “biznes” të banesës
Aty ku uleni, ku bëni ndonjë punë në apartament/shtëpi, lyejini ato mure me ngjyrë të gjelbër ose vjollcë, ose më thjesht, vendosni ndonjë objekt më të madh në atë ngjyrë. E gjelbërta përfaqëson vitalitetin dhe rritjen, dhe vjollca përfaqëson pasurinë.
Kujdesuni për paratë tuaja
Mos i shtypni faturat dhe mos i hidhni në tavolinë. Nëse i lini pas dore paratë, një herë ajo do t’ju lërë pas dore, dhe pastaj mjerë ju. Mbajeni gjithmonë të palosur mirë në një portofol ose në një zarf ose në një kasafortë. Mbani edhe faturat tuaja, vendosini mirë në një zarf ose sirtar.
Dhurojini të tjerëve çdo gjë
Nëse ju mungojnë paratë, drejtojuni njerëzve përreth jush. Jepuni atyre kohën dhe vëmendjen tuaj, falënderojini për gjithçka që bëjnë për ju për t’ju bërë të ndiheni mirë. Suksesi nuk është vetëm nëse kemi një fitim, duhet të gjejmë gjithmonë anën pozitive të çdo gjëje edhe kur nuk ka para të mjaftueshme. Meqenëse paratë janë pjesë e rrethit, kur të mbushen, ato do t’ju kthehen.