U eliminua nga shtëpia e Big Brother Vip për shkak të shuplakës që i dha Luizit, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në një intervistë për “Fun Club” është shprehur se Kiara është personi më i shtirur në shtëpi.
Kejvina ka dalë në mbështetje të Luizit edhe pse ky i fundit u bë shkak për eliminimin e saj, nisur nga kjo ajo komentoi edhe marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, të cilën e quan jo te vërtetë nga ana e kësaj të fundit. Sipas saj Kiara ndryshoi mendim për Luizin pasi u kthye nga spitali duke nënkuptuar se mund të ketë marrë informacion për popullaritetin e tij jashtë shtëpisë.
“Kiara ka probleme me veten. Kiara mund të ketë qenë që mund të më fliste të më merrte veç në atë moment, madje kur pashë ajo kishte thënë që nuk i rri dot afër se më prish imazhin. Unë nuk e ndjej energjinë pozitive të saj karshi meje.
Në marrëdhënie me Luizin jo, nuk është e vërtetë, më sakte dua të komentoj sa isha brenda në shtëpi, mbase mund të ketë ndryshuar, se sa gjëra ka bërë ai për të, janë dashuruar të gjithë me Luizin. Kiara nuk e duronte fare, më ka bërë çudi ndryshimi i saj. Ajo e nënçmonte, nuk i bënte përtypje, kur u kthye nga spitali ndryshoi, nuk e kuptova pse ndryshoi si ndryshoi”, tha Kejvina.