Ministri i Jashtëm i Tajvanit të martën kritikoi përpjekjet e Kinës për t’u paraqitur si vend paqeruajtës në konfliktin e Ukrainës, ndërsa ajo kërcënon me luftë kundër ishullit të vetëqeverisur.
“Kina kërcënon me luftë kundër Tajvanit dhe të tjerëve, por dëshiron t’i propozojë një plan paqeje Rusisë, e cila nisi luftën kundër Ukrainës. Ne nuk jemi idiotë. Dëshironi paqe? Të dy autokratët duhet të ndalojnë menjëherë kërcënimet, agresionin dhe ekspansionizmin e tyre”- tha Ministri i Jashtëm Joseph Wu.
Reagimi i Wu për liderin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin vjen ndërsa Xi bën një udhëtim tre-ditor në Moskë që është cilësuar nga Pekini si “një udhëtim paqeje”.