Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD.

Mbi 90 % e tyre u shprehën të vendosur për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit me kandidatët për kryetar të Bashkisë dhe këshilla bashkiakë në 61 bashki të vendit.

Që nga ora 11.00 deri në 16.00 kryetarët e degëve të PD kanë diskutuar situatën zgjedhore duke këmbëngulur në përfaqësimin dinjitoz të PD.

“Ky është një moment historik për PD dhe krejt politikën e vendit pasi pritet që kjo forcë politike të paraqitet në këto zgjedhje si një alternativë politike, ndryshe nga kasta e vjetër 32 vjeçare post komuniste e politikës shqiptare”, thanë ata.

Ky vendim pritet të zyrtarizohet nga kryesia e PD.