Boksieri shqiptar i peshave të rënda Kristjan Prenga ka shkatërruar kundërshtarin amerikan Samuel Crossed në ndeshjen e zhvilluar në SHBA, duke marrë titujt WBA dhe NBA në kategorinë e tij. 32-vjeçari shqiptar ishte si një uragan për amerikanin, i cili humbi me nokat në raundin e tretë.
Kjo fitore ishte e 13 për Kristjan Prengën në boksin profesionist, ndërsa të 13 janë me nokaut. Kjo fitore i hap rrugën mirditorit për të tjera ndeshje që mund të sjellin tituj edhe më të rëndësishëm.