“Duke pasur parasysh futbollin e sotëm, është e vështirë të pozicionohesh në asgjë. Asgjë nuk është e pamundur. PSG ishte një moment në karrierën time (2012-2019), pastaj u transferova në Itali, ku luaj prej katër vitesh. Si pjesë e Juventusit gjithçka po shkon mirë në fushë dhe në jetën time”.
Kështu u shpreh Adrien Rabiot, mesfushori i Juventusit dhe Francës, gjatë një interviste për “Le Parisien”. “Sa për të ardhmen time, do të jem i sinqertë, nuk e di. Si burrë më pëlqen të udhëtoj, të zbuloj kultura të tjera, por ndihem shumë rehat në Itali.
Më pëlqen ky vend. Sidoqoftë, opsionet janë të hapura, do të shohim pas disa muajsh”, – shtoi ai për rikthimin e mundshëm në Francë me fanellën e PSG-së. Megjithatë, lojtari dhe shoqëruesit e tij janë gati të shikojnë opsionet e ndryshme, përfshirë PSG-në.