ChatGPT i ka mahnitur përdoruesit me aftësitë e tij: Ai mund t`i përgjigjet një kohë record pyetjeve më të vështirë, të shkruaje kode, të interpretojë muzikë e të gjenerojë imazhe.
Por Europoli paralajmëron se kjo mrekulli e teknologjisë, e krijuar nga startup-i amerikan OpenAI mund të nxisë mashtrimin, krimin kibernetik e madje edhe terrorizmin.
ChatGPT u lëshua nëntorin e 2022-shit e u kthye shumë shpejt në një sensacion të internetit. Por në raportin e vet të fundit, Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit thote se “shfrytëzimi i mundshëm i sistemeve të tilla të inteligjencës artificiale nga kriminelët ofron një perspektivë të zymtë” . Kriminelët, sipas tij, mund të përdorin ChatGPT për të ndërhyrë ndjeshëm procesin e hetimit në zona për të cilat ata vetë nuk dinë asgjë.
Kjo mund të përfshijë informacionet për të kryer mashtrime ose për mënyrat sesi të hyhet në një shtëpi, e të dhëna që të cojnë deri tek terrorizmi, krimi kibernetik apo abuzimi seksual i fëmijëve. Aftësia e ChatGPT për të prodhuar me shpejtësi tekste audio autentike e bën atë ideal për qëllime propagande dhe dezinformimi, duke i lejuar përdoruesit të prodhojnë dhe të shpërndajnë mesazhet e dëshiruara pa shumë lodhje, thuhet në raport. Më tej theksohet se ChatGPT mund të përdoret gjithashtu për të shkruar kodin kompjuterik, veçanërisht për kriminelët që nuk kanë njohuri teknike.
Një studim i hershëm nga firma amerikano-izraelite e inteligjencës për kërcënimet kibernetike Check Point Research (CPR) ka treguar se si chatbot mund të përdoret për të depërtuar në sistemet online duke krijuar email-e phishing. Sipas Europolit, është jashtëzakonisht e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi për këtë çështje për të siguruar që çdo boshllëk potencial të zbulohet dhe mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur.