Kryeministri i vendit, Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, foli për punën që partia po bën në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai theksoi se në mbledhjen e kryesisë fokusi ishte tek emrat e kandidateve dhe këshilltarëve dhe programi për fushatën zgjedhore, sipas zonave të ndryshme.

“U diskutua regjistrimi i kandidatëve dhe lista për këshilltarët. Përtej këtij aspekti është programi i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme si dhe përmbajta thelbësore në rrafshin kombëtar”, tha ai.

Ai foli dhe për përzgjedhjen e skuadrës për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa shtoi se: “Pak a shumë po e kemi, aty ku ka pasur dakordësi, dhe sinkronizim rreth kandidatëve të caktuar që janë kryetar bashkie aktualisht ka vazhduar procesi. Pak a shumë jemi në linjë të përgjithshme e dimë se kush është skuadra”, tha Rama.